Këtë herë në Podcastin e Luarasit në News 24, ishte e ftuar pedagogia Arsejla Gjyli. Pedagogia Gjyli foli për risitë që do të ketë universiteti Luarasi në këtë vit akademik. Ajo foli specifikisht për integrimin europian, si dhe për ndërkombëtarizimin.

Arsejla Gjyli, pedagoge e Luarasit dhe përgjegjëse e Zyrës të Marrëdhënieve Ndërkombëtare: Gjithmonë është vënë theksi tek arsimi, që me Revolucionin Francez. Arsimi është tepër i rëndësishëm për ndërtimin e një shoqërie më të mirë, më të edukuar. Edukimi nis që fëmijë. Universiteti duhet të zgjojë mendimin analitik tek studenti, dija duhet të jetë e integruar me shembuj praktikë, që studenti të përballet praktikisht me punën. Arsimi ndikon tek qytetari duke e bërë më të edukuar dhe më europian.

Unë jam munduar të jap ato lëndë, që i ndjej më pranë vetes, ku kam njohuri dhe përpiqem të kultivoj tek studenti dije kulturore, por edhe praktike, sepse studenti nesër del në punë. Sociologjia është një degë tepër e rëndësishme. Me anë të sociologjisë, studenti krijon imazhin për veten dhe si e mendon shoqëria. Ne në kohët që jetojmë duhet të ndajmë rolin tonë si prindër, si profesionist dhe nuk është e lehtë të bëhet kjo ndarje. Studenti duhet të ballafaqohet dhe me dijen socio-ekonomike, pasi ne në shoqëri jemi aktorë socialë, por edhe ekonomik. Ne në jetë marrim vendime që kanë profil ekonomik. Kjo, sepse ne jemi taksapagues, ne punojmë për të marrë një pagë, ne marrim kredi dhe duhet të dimë si të mbrojmë pjesën materiale, pasurinë. Shkrimi akademik është lëndë bazike dhe dimensionon tek studenti profilin akademik. Me shkrimin akademik, ne mund të marrim ekstraktin e asaj që duam të mësojmë. Këto janë lëndë që hyjnë në punë për jetën reale.

Sa i takon integrimit europian. Kam qenë eksperte për integrimin europian. Ne jemi në procesin e negociatave me BE, janë 35 kapituj negociues me BE. Ndër më të rëndësishmit është dhe kapitulli 26, që ka të bëjë me arsimin dhe edukimin. Edhe ndërkombëtarizimi është shumë me rëndësi. Ndërkombëtarizimi është procedurë që bën të mundur shkëmbimin ndërmjet universiteteve që janë vende që aderojnë të jenë pjesë e BE dhe që janë pjesë e BE-së. Bëhet e mundur shkëmbimi kulturor, duke rritur tek studenti frymën e kuptueshmërisë në dimension tjetër. Kjo vlen dhe për pedagogët, që duke marrë pjesë në konferenca ndërkombëtare, pasi puna e pedagogut është gjithmonë në përmirësim.

Universiteti Luarasi ndjek kurrikullat europiane të arsimit të lartë dhe Luarasi ndjek ndërveprimin ndërkombëtar me universitetet. Ndërkombëtarizimi është lidhur më shumë me pjesën e mobiliteteve. Ne kemi nënshkruar marrëveshje me disa universitete të njohura në botë, Universiteti FON në RMV, Universiteti Singidinum në Serbi, një institut teknologjie në Spanjë, një universitet në Francë, një universitet në Sllovaki, Universiteti Politeknik i Barit, nga i cili ne dhe kemi pritur studentë. 3 studentë nga Bari kanë bërë një semester tek Luarasi. Dy studentë tanët kanë ndjekur studime dhe në universitete jashtë vendit. Shumë studentë tanët bëjnë praktikë pune jashtë vendit. Jemi në procedura për të nënshkruar marrëveshje me universitete të tjera prestigjoze. Në shtator do mirëpresim dy studentë polakë. Unë ftoj të gjithë studentët që të zgjedhin Universitetin Luarasi. Kjo jo për të qenë klishe, por sepse Luarasi ofron kriteret që ne analizuam.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb