SUEDI

Diaspora shqiptare kudo në botë ka dhënë kontribut të vyer për kombin shqiptar, pavarësisht rrethanave me të cilat është përballur.

Krahas ndihmës monetare, ata  kanë ndihmuar edhe në fushat e tjerë si në atë të lobimit për integrimin e Shqipërisë në strukturat europiane. Grupi përfaqësues i Diasporës shqiptare në Suedi vijon të lobojë për Shqipërinë në  Parlamentin Evropian.

Ata i bëjnë thirrje Diasporës shqiptare në 27 vendet e tjera anëtare në Unionin Evropian për t’u organizuar e për të lobuar për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, shkruan albinfo.ch.

Sipas përllogaritjeve të fundit, remitancat e diasporës shqiptare kapin shifrat rreth 1 miliard euro në vit, shumë kjo e cila shkon në ndihmë të familjeve të tyre në vendin ku janë lindur e rritur.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb