TIRANË – Integrimi i zonave malore përbën një prioritet në programin e Qeverisë për zhvillimin e bujqësisë. Projekti “Malet drejt tregut” me vlerë 18 milionë USD përfundon vitin e ardhshëm dhe sipas Rustem Strugajt, kreut të Agjencisë së Zhvillimit Rural, nga ky projekt do të përfitojnë 65 mijë fermerë dhe do të nxitet zhvillimi i qëndrueshëm në 21 rrethe.

Në këtë konferencë foli dhe Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, cili tha se “bujqësia shqiptare shihet në dy dimensione: Në përpjekjen për të nxitur zhvillimin dhe në fuqizimin e bashkëpunimit me donatorët. Qëllimi është i qartë: Luftimi i varfërisë.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb