“Vetëm me SHBA në krah ecën integrimi!!” kështu shkruan përmes një statusi në facebook, nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, i cili thekson se vëmendja e SHBA është një garanci madhore për një të ardhme të mirë për hapjen e negociatave për anëtaresim të Shqipërisë në BE.

Postimi i plotë:
Deklarimet e David Kostelançik ne Forumin e Sigurise ne Beograd jane rruga e duhur,per ti njohur problemet e renda te Shqiperise dhe per ti zgjidhur ato si e vetmja menyre qe Shqiperia te eci perpara.
Duke vene gishtin ne plage si :sundimi i ligjit,korrupsioni galopant dhe lirune e mediave demostrohet qarte diagnoza amerikane per pengesat e funksionimit te demokracise ne Shqiperi.

David Kostelancik në Forumin e Sigurisë në Beograd tha:

“Një Ballkan Perëndimor më i fortë do të thotë partneritet më i fortë i BE dhe Euro-Atlantik. Ne jemi të interesuar për sundimin e ligjit, lirinë e mediave dhe luftën kundër korrupsionit në këtë rajon.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb