Nismës “edhe unë” të aktorit dhe regjisorit Bujar Kapexhiut vijojnë t’i shtohen të tjerë politikanë dhe intelektualë të fushave të ndryshme.

Kjo nismë ka shënuar një numër të madh intelektualësh, që rriten çdo ditë e më shumë, të cilët nuk duan të marrin pjesë në zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Gjatë ditës së sotme, i janë bashkuar nismës “edhe unë” edhe kreu i partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima, si dhe piktori Avi Delvina. Ndërkohë, numri i personave që iu bashkuan kësaj nisme ishte shumë i lartë një ditë më parë.

Pjesë e saj janë bërë shumë politikanë, njerëz të medias, artit dhe fushave të tjera, të cilët kanë shpërndarë në profilet e tyre në rrjetet sociale nismën e Kapexhiut.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb