SHBA

Hamza bin Laden, djali dhe trashëgimtari i liderit famëkeq të Al – Kaedës, Osama bin Laden, ka vdekur, sipas raportit të inteligjencës amerikane. Autoritetet amerikane nuk kanë dhënë detaje të tjera lidhur me vdekjen e tij.

Në muajin mars, Departamenti i Shtetit të SHBA-ve kishte vendosur një çmim 1 milion dollarësh për Hamzën, duke e konsideruar atë një lider në zhvillim të organizatës të udhëhequr dikur nga babai i tij.

Për Hamzain dihet shumë pak. Besohet se djali i Osama bin Laden besohet se ka lindur 1989. I ati i tij u zhvendos në Afganistan në 1996 dhe i shpalli luftë SHBA-ve. Hamza u shfaq për herë të parë në një video me të atin në vitin 2005. Ia ati i tij u vra në vitin 2011 nga marinsat amerikanë në Pakistan.

Po në muajin mars Arabia Saudite lajmëroi se i kishte hequr nënshtetësinë Hamza bin Laden, duke e quajtur atë një figurë të njohur terroriste.

Për herë të fundit Hamza bin Laden u shfaq në publik në vitin 2018, kur i bëri thirrje popullit arab të revoltohen kundër Arabisë Saudite.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb