Një konfrontim në shkallë të gjerë midis Izraelit dhe Hezbollahut ka të ngjarë të shpërthejë në javët e ardhshme, nëse Jerusalemi dhe Hamasi dështojnë të arrijnë një marrëveshje armëpushimi në Gaza, tregon inteligjenca amerikane, shkruan Politico.
Zyrtarët amerikanë po përpiqen të bindin të dyja palët që të ç’tensionojnë situatën – një detyrë që do të ishte dukshëm më e lehtë me një armëpushim në Gaza, transmeton Telegrafi.
Por kjo marrëveshje është në negociata të tensionuara dhe zyrtarët amerikanë nuk janë të sigurt se Izraeli dhe Hamasi do të bien dakord për marrëveshjen në tryezë në të ardhmen e afërt.
Ndërkohë, Forcat Mbrojtëse të Izraelit dhe Hezbollahu kanë hartuar plane luftarake dhe janë në proces të përpjekjes për të blerë armë shtesë, sipas dy zyrtarëve të lartë amerikanë të informuar mbi inteligjencën.