Inteligjenca amerikane po punon për të kuptuar se kush mund të ndiqte Yahya Sinwar për të udhëhequr Hamasin.

Një gjë të tillë e raporton rrjeti prestigjioz CNN, duke cituar disa burime, sipas të cilave pasardhësi i Sinwar mund të ketë një ndikim të thellë në rifillimin e mundshëm të negociatave për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve.

Ndër pasardhësit e mundshëm si lider i Hamasit do të ishte vëllai i tij, Mohammed Sinwar: nëse ai do të merrte drejtimin, negociatat do të përfundonin, sipas zyrtarëve amerikanë.

Kandidatë të tjerë do të ishin Khali Al Hayya dhe Khaled Meshaal.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: