Në nëntor 2018, një robot i quajtur Tobi hartoi rreth 40.000 artikuj shtypi për rezultatet e zgjedhjeve në Zvicër për gjigantin mediatik ”Tamedia”. E gjithë kjo punë voluminoze në vetëm pesë minuta.

Tobi, një krijues automatik i tekstit shkruan për rezultatet e secilës prej 2 222 ndarjeve administrative të vendit, në gjuhën frënge dhe atë gjermane, sipas një analize të prezantuar muajin e kaluar në konferencën ”Computation + Journalism” në Majemi.

Ky lloj programi pjesë e inteligjencës artificiale i aksesueshëm prej gati 10 vitesh po bëhet gjithnjë e më shumë i përdorshëm në mediat e mëdha.

”Ne konstatojmë se potenciali i inteligjencës artificiale ose gazetarisë robotike po pranohet gjithnjë e më shumë në zyrat editoriale në të gjithë botën”, konfirmon Damian Radcliffe, pedagog në Universitetin e Oregon.

”Këto sisteme mund të ofrojnë shpejtësi dhe saktësi dhe japin një ndihmëse të jashtëzakonshme në redaksitë më të vogla, si dhe presionit që u ushtrohet gazetarëve në aspektin kohor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb