Pas gazetarisë, inteligjenca artificiale përgatitet të hyjë në botën e reklamave, duke grumbulluar sloganet më bindëse nga banka gjigante të dhënash, si dhe të shkruajë fjalime politike, sipas skenarit të prezantuar në Napoli nga Joseph Sassoon, doktor në Universitetin e Pavias.


“Tregimi i Markës është disiplina që studion diskursin në reklama, por që sot po përqafon shumë dimensione të tjerë, si politika”, tha studiuesi gjatë kësaj konference që i kushtohet inteligjencës artificiale në Universitetin Federico II në Napoli.


“Tregimi i historisë përfshin gjithçka që ka lidhje me tregimin e historive dhe është shumë i rëndësishëm në shumë sektorë të ndryshëm të reklamave, si dhe në politikë dhe gazetari. Risia qëndron në faktin që inteligjenca artificiale po mëson sekrete mbi zhvillimin e tregimit të historisë”, thotë Joseph Sassoon, shkruan atsh.


Sipas atij ky është një ndryshim që shënon një kalim epokal dhe që nuk do të vonojë të vijë, për këtë arsye duhet të përgatitemi që tani për këtë ndryshim duke përpunuar rregulla etike.