Profesori Përparim Kabo, i ftuar në emisionin Open në News 24 komentoi Inteligjencën Artificiale.
Kabo theksoi se AI mund të bëjë edhe marrëzira. Sipas tij, me AI mundet të zëvendësojë disa profesione. Profesori shtoi se Inteligjenca Artificiale mund të hapë edhe fronte të reja pune.
Përparim Kabo: Nga komunikimi në rrjet, kaluam tek komunikimi inteligjent. Inteligjenca artificiale do zëvendësojë disa profesione, do krijohet klasa e padobishme, por do hapen dhe vende të reja pune.
Harari thotë se mund të bëhen edhe marrëzira, prodhime vaksinash, shpërthime atomike, gabime që mund të bëjnë. Inteligjenca do jetë bashkërendëse e njeriut modern për të vënë në provë atë, që të zhvillohet me ritëm të lartë.
(Balkanweb)