Si përjetohet nga ne të gjithë e ardhmja mes pikëllimit dhe humbjes së njerëzve tanë më të dashur?
Një kompani e inteligjencës artificiale (IA), e quajtur ”You, Only Virtual” po krijon një chatbot të modeluar sipas njerëzve tanë të dashur që nuk jetojnë më, me themeluesin e saj, Justin Harrison, që i deklaron emisionit “Good Morning America” se ai shpreson që njerëzit të mos kenë më fare pikëllim.
”You, Only Virtual” skanon mesazhet me tekst, emailet dhe telefonatat e ndara midis një individi dhe personit të ndjerë për të krijuar një chatbot që kompozon përgjigje origjinale të shkruara ose audio duke imituar zërin e personit të vdekur dhe duke modeluar marrëdhënien dhe raportin që të dy ndanin në jetën reale.
Kompania, e themeluar në vitin 2020, shpreson të ofrojë një opsion video-chat më vonë këtë vit dhe në fund të ofrojë realitet të shtuar që lejon ndërveprim me një projeksion tredimensional.
Harrison, i cili përdori teknologjinë për të krijuar “një nënë virtuale” pas vdekjes së nënës së tij, hodhi poshtë shqetësimet e mundshme të privatësisë të ngritura nga përdorimi i bisedave personale për të ndërtuar një chatbot pa pëlqimin e të ndjerit.
“Absolutisht nuk keni nevojë për pëlqimin e dikujt që ka vdekur”, tha ai.
”Mamaja ime mund ta kishte urryer idenë, por kjo është ajo që doja dhe jam gjallë”, thekson ai.