Të gjithë flasim sot se si Inteligjenca Artificiale po ndryshon jetët tona duke na i thjeshtëzuar që nga elementet praktike të punëve të përditshme deri tek zbatimi që gjen në fushat kryesore të jetës si mjekësia, ekonomia, prodhimi industrial, argëtimi apo marketingu.
Për realitetin shqiptar, Inteligjenca Artificiale nuk është më një nocion abstrakt në fushën e teknologjisë, por një program i mirëfilltë studimi si në nivelin bachelor, ashtu edhe në atë master e në studimet e doktoraturës, falë guximit të sistemeve universitare pararojë në teknologji e inovacion, siç është Universiteti Metropolitan Tirana.
I fokusuar në shkencat inxhinierike dhe ato kompjuterike, në arkitekturë dhe ekonomi, me investime të fjalës së fundit në sistemet e infrastrukturës prej 11 laboratorësh, Universiteti Metropolitan Tirana është universiteti i parë dhe i vetëm shqiptar që ofron të gjitha ciklet e studimit në Inteligjencë Artificiale.

“Risia për këtë vit është fakti që në fushën e shkencave kompjuterike ne jemi i pari universitet në vend që kemi aplikuar drejtimin e inteligjencës artificiale. Vitin e kaluar hapëm programin bachelor në Inteligjencë Artificiale, kurse këtë vit kemi të miratuar hapjen e programit master po në këtë drejtim, me profile në Cybersecurity dhe Data Science. Një tjetër program shumë ambicioz është edhe ai i “Business Analytics and Artificial Intelligence” që ofrohet në UMT”, u shpreh Rektori Prof.Dr.Nikolla Civici.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Shkolla e doktoraturës në Universitetin Metropolitan Tirana është ngritur në partneritet të ngushtë dhe me mbështetjen e universiteteve franceze si “Gustav Eiffel”, “Université Grenoble Alpes” dhe “Ecole CentraleSupelec”, si edhe bashkëpunojmë në udhëheqjen e disa kërkimeve me “Universitatea din Craiova” në Rumani. Kjo shkollë e doktoraturës e vendos UMT në hartën e ekselencës akademike në rajon dhe është garancia më e mirë për të gjithë studentët që vazhdojnë studimet bachelor apo master”, shtoi rektori Nikolla Civici duke përmendur disa nga programet më të kërkuara nga maturantët siç janë Inxhinieria Software, Inxhinieria Kompjuterike, Informatika Ekonomike, Arkitektura, Inxhinieria e Ndërtimit apo profile të reja studimi si ai i financës Fintech.
Gjatë kësaj periudhe, maturantët me rezultatet më të larta, po vlerësojnë mundësitë e përfitimit të bursave, pas takimit me komisionet e vlerësimit në tre fakultetet e UMT – përkatësisht në Fakultetin e Inxhinierisë dhe Arkitekturës, në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike dhe IT dhe në Fakultetin e Ekonomisë, të cilat ofrojnë programet e akredituara maksimalisht nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Agjencia Britanike e Sigurimit të Cilësisë.

UMT mbështet fuqimisht ekselencën, ku rreth 30% e studentëve përfitojnë bursa studimi deri në 100%, ndërsa “Fondi i Ekselencës” garanton një bursë studimi prej 10,000 euro për studentët të cilët regjistrohen në programet master në një nga 20 universitetet më të rankuara në botë.
Me një rrjet bashkëpunimesh me mbi 140 institucione dhe kompani me qëllim sigurimin e punësimit brenda profilit të diplomimit dhe një rrjet partneritetesh prej 40 universitetesh europiane në kuadër të programit Erasmus+ ku studentët kryejnë shkëmbime në vende si Franca, Spanja, Italia, Letonia, Polonia etj., Universiteti Metropolitan Tirana ofron edhe një jetë aktive përmes klubeve studentore apo eventeve kombëtare si “Robotech” dhe “Startup City”.

Të gjithë maturantët brenda vendit duhet të zgjedhin programin e preferuar përmes portalit “UAlbania” nga data 30 korrik deri më datë 4 gusht dhe më pas te finalizojnë regjistrimin pranë UMT. Programet e studimit në gjuhën angleze e bëjnë Universitetin Metropolitan Tirana një mundësi të shkëlqyer zgjedhjeje edhe për studentët ndërkombëtarë, me mbështetjen e stafit akademik elitar shqiptar dhe të huaj, ku akademikë nga Greqia, Italia, Turqia, Norvegjia apo Anglia mentorojnë studentët gjatë rrugëtimit akademik.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb