NGA LIRA GJIKA*

Njeriu është i pajisur me inteligjencë të shumëfishtë, por edukimi mund ta zhvillojë ose mund ta cungojë, këtë dhunti. Njeriu deri më sot ka vlerësuar vetëm inteligjencën e mbijetesës, e cila është fenomen në natyrë dhe janë të pajisura të gjitha gjallesat. Mirëpo njeriu, siç e ka etiketuar Heidegger, është “botëformues” dhe për ta aktivizuar dhe zhvilluar këtë veti atij, nuk i mjafton vetëm inteligjenca natyrale. Njeriut i nevojitet inteligjenca e shumëfishtë me shumë dimensionalitetin e secilës, pikërisht për ta bërë rrutinë të tij të qenit botëformues. Për ta realizuar këtë veti, i duhet vetëdija e të qenurit i pajisur me inteligjencë të shumëfishtë. Është e vërtetë që njeriu për një kohë shumë të gjatë nuk e ka ditur se është i pajisur me këtë dhunti, të inteligjencës së shumëfishtë.

Pranimi i inteligjencës së shumëfishtë i dha njeriut mundësi për dimensione të tjera, si në imagjinatë ashtu edhe në realitet. Ky dimension shumë dimensional i dha mundësinë njeriut të përdorë kaosin në favor të vetes dhe komunikimit. Të kujtojmë këtu, internetin, mjetet e shpikura nga Stiv Xhobs, Iphone, Ipad si dhe rrjetet sociale e shumë forma të tjera komunikimi dhe informacioni. Njerëzit, që i krijuan këto forma, përdorën të gjitha arritjet e deritanishme dhe jo vetëm në fushën e shkencës, por edhe në gjuhë, muzik, vizatim, matematikë e më gjerë.

Tetë format e inteligjencës sipas Dr. Howard Gardner:
• Inteligjenca Gjuhësore (“mprehtësia e fjalës”)
• Inteligjenca Matematikore dhe Logjika (“të menduarit nëpërmjetë numurave”)
• Inteligjenca Hapsinore (“ të pranuarit e hapsirës brenda vetes dhe jashtë saj deri tek realizimit artistike”)
• Inteligjenca e të Kuptuarit të Gjuhës së Trupit
• Inteligjenca Muzikore
• Inteligjenca Interpersonale (“inteligjenca e komunikimit me të tjerët”)
• Inteligjenca Intrapersonale (“inteligjenca e komunikimit me veten”)

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb