Organizata Kombëtare e Inteligjencës e Turqisë (MIT) “neutralizoi” një terrorist të lartë të PKK/KCK-së në Irakun verior, thanë sot burime të sigurisë, transmeton Anadolu.

Azad Akıncı, me emrin e koduar Adıl Mardin, përgjegjës për aktivitetet e grupit terrorist në kampin Makhmur, u “neutralizua” në një operacion të kryer në Makhmur të Irakut verior.

Terroristi kërkohej nga MIT-i me njoftim të kuq.

Akıncı u burgos për një kohë në Turqinë me akuzën e kryerjes së aktiviteteve dhe propagandës në emër të organizatës terroriste.

Autoritetet turke përdorin termin “neutralizim” për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose kapur.

Në fushatën e saj terroriste mbi 40-vjeçare kundër Turqisë, PKK – e listuar si organizatë terroriste nga Turqinë, SHBA-ja dhe BE-ja – ka qenë përgjegjëse për vdekjen e më shumë se 40.000 njerëzve.

PKK-ja terroriste është e njohur për përdorimin e Irakut verior, pranë kufirit turk, si një strehë për të planifikuar sulme terroriste në Turqinë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: