Organizata Kombëtare e Inteligjencës Turke (MIT), pas sulmit terrorist ndaj Industrisë Turke të Aviacionit dhe Hapësirës (TUSAŞ), ka goditur 120 objektiva të organizatës terroriste PKK/YPG.

Sipas informacionit të marrë nga burimet e sigurisë, MIT ka shënjestruar 120 objektiva të organizatës terroriste PKK/YPG pas sulmit terrorist të PKK-së më 23 tetor ndaj TUSAŞ.

Më tej u tha se MIT do të vazhdojë operacionet e saj pandërprerë deri në arritjen e objektivit të planifikuar kundër organizatës terroriste.

Operacionet erdhën pas një sulmi terrorist të PKK-së të mërkurën në selinë e Industrive Turke të Aviacionit dhe Hapësirës (TUSAŞ) në rrethin Kahramankazan të Ankarasë, në të cilin u vranë 5 persona dhe u plagosën 22 të tjerë.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 40-vjeçare kundër Türkiyes, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Türkiye, SHBA-ja dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë njerëzve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb