Shërbimi Federal i Inteligjencës i Zvicrës ka njoftuar se organizata terroriste PKK po mbledh në mënyrë të fshehtë fonde, bën propagandë dhe organizon kampe trajnimi për terroristët në Zvicër dhe në vende të tjera. Nga atje theksuan se misionet dhe institucionet turke janë ndër objektivat e mundshëm të PKK-së, transmeton Anadolu.

Shërbimi Federal i Inteligjencës publikoi raportin e fundit të situatës me titull “Siguria e Zvicrës 2024”, ku u theksua se organizata terroriste PKK vazhdon aktivitetet e saj në Evropë.

“PKK-ja ashtu si nëvende të tjera edhe në Zvicër mbledh fshehurazi fonde, bën propagandë dhe organizon kampe trajnimi”, thuhet në raport.

PKK-ja, theksohet në raport, kryen propagandë të organizatës terroriste për të rinjtë dhe rekruton njerëz që “të luftojnë kundër ushtrisë turke” në të ardhmen.

Në raport po ashtu thuhet se të ashtuquajturat shoqata kulturore pro-PKK po përpiqen të tërheqin “refugjatët kurdë” të sapoardhur dhe t’i përdorin ata për qëllimet e PKK-së.

“PKK herë pas here bashkëpunon me anëtarët e grupeve të dhunshme të krahut të majtë ekstremist”, thuhet në raportin dhe theksohet se aktivitetet e fshehta të organizatës terroriste PKK pritet të vazhdojnë.

Misionet dhe institucionet turke, si xhamitë dhe lokalet, objektiva të mundshme të PKK-së

Më tej, në raport theksohet se misionet dhe institucionet turke, të tilla si lokalet dhe xhamitë, janë objektiva të mundshëm të PKK-së.

Raporti gjithashtu thekson se situata e sigurisë në Zvicër po përkeqësohet çdo vit.

Ndër të tjera, informohet se një periudhë e rrezikshme dhe e paqëndrueshme po përjetohet për shkak të kalimit të marrëdhënieve të fuqisë globale në një rend të ri dhe kjo “mbetet e paqartë se sa do të zgjasë”.

 

“Krahas krizave të njëkohshme dhe të shumta në Evropë dhe përreth saj është krijuar një mjedis intensivisht i polarizuar ku përjetohen konflikte të armatosura. Zvicra është më pak e sigurt në masë të rëndësishme në krahasim me disa vite më parë”, theksohet më tej.

Në raport po ashtu thuhet se lufta Rusi-Ukrainë, e cila vazhdon që nga shkurti i vitit 2022, është shndërruar në “një luftë rrënimi pa fund”.

“Rusia është e vendosur ta vazhdojë luftën”, tha raporti, duke theksuar se është bërë politikisht më e vështirë për SHBA-në dhe Evropën të ofrojnë ndihmën jetike që i nevojitet Ukrainës që “nënkupton se koha tani po funksionon në favor të Rusisë”.

Në raport përmendet edhe se përjetimet në Rripin e Gazës, që ndodhet nën sulmet izraelite që nga 7 tetori i vitit 2023, kanë shkaktuar “valë tronditëse” të mëdha për Lindjen e Mesme, ndërsa “Izraeli ka intensifikuar sulmet e tij kundër Hezbollahut në Liban që nga tetori i vitit 2024 dhe se ai sfidon Iranin dhe strategjinë e tij rajonale”.

“Kërcënimi më i madh i spiunazhit për Zvicrën vjen nga shërbimet e inteligjencës ruse”

“Kërcënimi më i madh i spiunazhit për Zvicrën aktualisht vjen nga shërbimet e inteligjencës ruse”, tha raporti dhe gjithashtu theksoi se edhe kërcënimi nga shërbimet e inteligjencës kineze është i lartë.

Më tej, thuhet se shumë shërbime në Zvicër mbajnë baza sekrete, të njohura si rezidenca dhe se ato përgjithësisht operojnë në misione diplomatike.

Raporti njofton se kërcënimi terrorist në Zvicër mbetet i lartë dhe se është bërë edhe më i theksuar në vitin 2024.

Raporti thekson se grupet e dhunshme të ekstremit të djathtë dhe të majtë vazhdojnë aktivitetet e tyre normalisht dhe se kërcënimi i paraqitur nga këto grupe është fiksuar në një nivel të lartë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb