Në tryezën e Marottas prej disa javësh ndodhet lista e Antonio Contes, idetë e trajnerit për merkaton e ardhshme të klubit ziklatër. Lista e Contes nuk është më një sekret, ashtu si fakti që do të jetë ai pasuesi i Spallettit. Duke nisur nga java e ardhshme, sipas të gjithë gjasave me një biletë në Champions sezonin e ri, Marotta do të nis të zbatojë planin e trajnerit të ri.

Me ardhjen e Godin, reparti i mbrojtjes nuk pritet të ketë ndryshime të madha, e gjithë vëmendja është spostuar në mesfushë dhe sulm. Çuditërisht në listën e Contes nuk gjejmë as emra të bujshëm e as emra të kushtueshëm, por futbollistë të ri e me prespektive, mbi të gjitha futbollistë italian, të paktën për mesfushën.

Chiesa
Chiesa

Dhurata më e madhe pritet të jetë Frederico Chiesa, një talent për të cilin Inter ka nisur punën prej kohësh duke qenë të vetëdijshëm se për futbollistin e Fiorentinës në garë është futur edhe Juventus. Dy emrat e tjerë për mesfushën janë Lorenzo Pellegrini dhe Nicolo Barella.

Lukaku
Lukaku

Për sulmin nuk ka asnjë ndryshim, dy emrat e përzgjedhur nga Conte janë objektiva fiks, Romelu Lukaku dhe Edin Dzeko. Me largimin e sigurt të Icardit, Dzeko dhe Lukaku do të plotësonin më së miri boshllëkun e lënë nga ish kapiteni.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: