I mirënjohuri Fabio Capello bëri analizën e tij për gjysmëfinalen e Champions mes Interit dhe Barcelonës.
“Nëse Interi i tripletës e ndali Messin, ata mund ta bëjnë gjithashtu sot ndaj Yamal. Natyrisht, Inzaghi nuk do ta lejojë Yamal, as Raphinhan, që të kenë shumë hapësirë para tij”.
“Yjet e Barcelonës kanë shumë kualitet që të ndalen nga loja e hapur dhe Leëandoëski është një vrasës brenda zonës”.
“Por Interi është shumë i aftë për t’i mbyllur gjërat dhe për të ruajtur balancin. Misioni do të jetë në mesfushë. Klasi i Pedrit dhe De Jong ndaj kualitetit dhe dinamikës së Barellas, Calhanoglut dhe Mkhitaryan”.
“Dy mesfushorët blaugranas janë shumë të mirë për ta transformuar aksionin nga mbrojtja në sulm. Por, nëse do të duhej të zgjidhja, do të mbaja mesfushorët e Interit”,