Mesfushori i Interit, Nico Barella, ka dhënë një intervistë mjaft interesante së fundmi, në kanalet zyrtare të klubit.
“Për mua është një nder që kam ardhur në një moment të historisë së Interit në të cilin janë fituar shumë trofe, edhe sepse nuk është e thënë të rikonfirmohemi si skuadër kampione çdo vit.
Natyrisht që ka pasur fitore dhe humbje në rrugëtimin tonë, por edhe ato na kanë ndihmuar të rritemi dhe të përmirësohemi. Ne e kemi kuptuar se çfarë do të thotë të veshësh këtë fanellë dhe të fitosh trofe për këta tifozë” – tha ai.
(J.S/BalkanWeb)