Pas kualifikimit në gjysmëfinale, Inter i ka idetë e qarta, dëshiron të fitojë UEFA Champions League. Mbrojtësi i zikaltërve, Bastoni është i bindur se zikaltërit mund të mposhtin secilin kundërshtar (PSG, Arsenal, Barcelona).
“Individualisht, ne nuk jemi aq të fortë sa tre gjysmëfinalistët e tjerë, por si ekip, mund të mposhtim cilindo prej tyre. Funksionon edhe anasjelltas. Nëse ndalojmë së punuari së bashku, rrezikojmë të fundosemi”- tha Bastoni. Inter do përballet me Barcelonën në fazën tjetër.