Interi triumfoi 2-1 ndaj Bayern, në ndeshjen e parë të Champions. Në aktin e kthimit, zikaltërit do provojnë të bëjnë një tjetër takim pozitiv, për të shkuar në gjysmëfinale. Tekniku i Interit, Inzaghi tregoi këndvështrimin e tij para sfidës.

“Të gjithë e dimë se sa e rëndësishme është kjo ndeshje. Nuk duhet të marrim parasysh rezultatin e ndeshjes së parë, por të nisemi nga paraqitja e shkëlqyer që bëmë në Munich.

“E dimë se për të kaluar në turin tjetër do të duhet të zhvillojmë një ndeshje të shkëlqyer”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb