Deri në përfundim të ditës së sotme, të gjitha skuadrat pjesëmarrëse në Champions League, duhet të dorëzojnë listat përfundimtare sa i takon lojtarëve që do të marrin pjesë në edicionin e ri të Champions League.

Tek Interi i Simone Inzaghit ka vetëm një dyshim: njëri mes Joaquin Correa ose Tomas Palacios duhet të mbesë jashtë listës përfundimtare.

Me Correan që mbeti në skuadër pas përfundimit të merkatos, duket se me shumë gjasa do të jetë ai i “sakrifikuari” i Inzaghit. Kjo edhe sepse Palacios ishte blerja e fundit e ziklatërve dhe ai shikohet si një alternative shumë e mire për Bastonin në mbrojtje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: