3 pikë kundër Empolit për të siguruar pjesëmarrjen në Champions League, një objektiv që lidhet ngushtë me të ardhmen e Inter dhe investimin e tyre në merkato. Zikaltërit kanë nisur prej kohësh të projektojnë sezonin e ri, gjithçka nis nga stoli ku prezantimi i Contes është çështje ditësh. Frederico Chiesa është emri i ri që lidhet me Interit, një talent që pëlqehet shumë jo vetëm nga zikaltërit por dhe nga Juve. Pikërisht në momentin kur transferimi i Chiesa në Torino ishte thuajse i sigurt në skenë del Inter.

Federico Chiesa
Federico Chiesa

Drejtuesit e klubit, Marotta dhe Ausilio, janë takuar me babin e futbollistit të Fiorentinës duke vendosur kontaktet e para. Dëshira e lojtarit është të qëndroj në Serie A, një detaj i cili ka bindur drejtuesit e Interit ti shpallin luftë Juves për të veshur ziklatër një nga talentet më të rëndësishëm të futbollit italian.

Mundo Deportivo
Mundo Deportivo

Një tjetër objektiv i Interit në këto merkato vere është dhe Ivan Rakitic por vetë mesfushori kroat në një intervistë për “Mundo Deportivo” ka hedhur poshtë mundësinë për tu larguar nga Barcelona: “Nuk e di nga vinë këto lajme, gjithsesi jam i lumtur për interesimin e Interit, një klub i rëndësishëm ku luajnë dhe shokët e mi në kombëtare, por un jam shumë mirë tek Barcelona, jam i lumtur këto. Nuk kam asnjë mendim tjetër për momentin”, u shpreh Rakitic.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: