Interi barazoi 2-2 me Parmën, në një ndeshje të çmendur. Edhe pse zikaltërit po fitonin me dy gola epërsi, nuk morën dot 3 pikët. Pas takimit dha opinionin e tij mbrojtësi i Interit, Darmian.

“Ata ia dolën për t’u rikthyer në lojë, atëherë çdo detaj mund të jetë përcaktues. Ata patën një pjesë të dytë të mirë, pas barazimit të tyre ne u përpoqëm të reagonim por nuk arritëm të gjenim rrjetën. Nuk donim një barazim, tani shikojmë përpara. Nuk e kishim mendjen te Bayern, ishim të fokusuar”- tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb