Real Madrid është duke planifikuar një revolucion në fund të këtij sezoni, të paktën të gjithë mediat janë në sinkron për këtë pjesë, por jo presidenti Perez i cili pikësëpari vlerëson yjet që ka në dispozicion. Prej kohësh flitet për një largim të Luka Modriç nga Madridi ku destinacioni i mundshëm duket Inter por Florentino largon edhe një herë ziklatërit ka fituesi i “Topit të Artë”:

Modric
Modric

“Luka bën pjesë në legjendat e Real Madrid, përfaqëson të gjithë vlerat e klubit tonë”. Më pas numri një i klubit madrilen foli edhe për dëshirën e Realit për të afruar në skuadër një sulmues. “Un vijoj të besoj se kam në dispozicion ekipin më të mirë në botë, shifrat më japin të drejtë. Nuk do të shpenzojmë thjeshtë për ta bërë diçka të tillë.

Perez Benzema
Perez Benzema

Prej kohësh lexoj se kemi nevojë për një qendërsulmues por realiteti është krejt ndryshe, ne kemi Karim Benzema i cili është më i miri në botë në rolin e tij. Objektivi ynë është ndryshe, kërkojmë të afrojmë në skuadër lojtarë të rinj të cilët mund të jetë protagonistë në të ardhmen, lojtarë si Vinicius e Rodrygo, u shpreh Perez për France Football.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb