Në Spanjë janë të sigurtë: Pasi dështoi të merrte shërbimet e Luka Modriç, Interi do të përqëndrojë të gjitha enerigjitë për të transferuar Ivan Rakitiç në merkaton e verës. Drejtuesit e klubit zikaltër kanë evidentuar mesfushorin kroat të Barcelonës si futbollistin që do përforcojë skuadrën dhe do t’i japë asaj ekesperiencën e nevojshme për të synuar më pas objektiva të rëndësishëm. Sipas të përditëshmes kataluanjse “Sport”, Inter ka avancuar në kontaktet me enturazhin e Rakitiç, ndërsa ka gati edhe ofertën e parë.

Rakitic.barcellona.2018.19.riscaldamento.1080x648
Rakitic.barcellona.2018.19.riscaldamento.1080×648

Bëhet fjalë për 90 milion euro. Kjo është një shifër shumë e rëndësishme, që duhet të bindë Barcelonën të heqë dorë nga klauzola që parashikon 120 milion euro për prishje të njëanshme të kontratës. Po ashtu, për lojtarin janë parashikuar 5 milion euri në sezon. Në këtë mision të Interit rëndësi ka edhe dëshira e vetë Rakitiç, i cili nuk ëhstë kënaqur me blerjet e fundit të Barcelonës, që kanë mbipopulluar mesfushën, duke ngushtuar ndjeshëm hapësirat e kroatit në foracionin “blaugrana”.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb