Të mërkurën, Interi do të zbresë në fushë  për të sfiduar Barcelonën, në kuadër të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Champions.

Ndërkohë, UEFA ka caktuar ekipin e arbitrave që do të drejtojnë takimin. Gjyqtar kryesor është caktuar arbitri francez Clement Turpin, i cili do të ndihmohet në VAR nga Brisard dhe  Delajod.

Skuadra franceze e arbitrave plotësohet nga ndihmësit Danos dhe Pages, sakaq zyrtar i katërt  do jetë Letexier.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb