Simone Sozza do të jetë arbitri i finales së Superkupës së Italisë ndërmjet Interit dhe Milanit, takim i planifikuar për të hënën në orën 20:00 në Riad.
Sozza do të ketë ndihmën e Carbone dhe Tegoni, sakaq gjyqtar i katërt është caktuar Fabbri. Në VAR do të jenë Marini dhe Doveri.
Milani kërkon të barazojë Interin me tetë trofe në këtë kompeticion, ndërsa zikaltërit vijnë në këtë sfidë me dëshirën e madhe për të dëshmuar sërish veten. Të dyja skuadrat garantojnë spektakël dhe emocione, në një derbi tejet unik.
(J.S/BalkanWeb)