Në fillim çështja “Ikardi”, më pas eliminimi nga Liga e Europës dhe dëmtimet e shumta. Arsye të rëndësishme që e bëjnë një suprizë reagimin dhe fitore e Interit në ndeshjen e mesjavës të Serie A kundër Xhenoas. Nuk pritej as impakti i menjëhershëm i Mauri Ikardit me gol dhe asist pas më shumë se 40 ditëve jashtë fushe.

2558263 53063977 1600 900
2558263 53063977 1600 900

Por e gjithë kjo e ka një shpjegim dhe lidhet ngushtë me atë që zbulohet nga mediat italiane dhe pagëzohet nga ato si “pakti Champions”. E thënë me pak fjalë, gjithçka përkufizohet me shprehjen “të gjithë bashkë tani dhe të gjithë të lirë në fund të sezonit”.

Genoa Cfc V Fc Internazionale Serie A
Genoa Cfc V Fc Internazionale Serie A

Në këtë mënyrë, ish-kapiteni, klani sllav i udhëhequr nga Ivan Perisiç dhe grupi i lojtarëve të pakënaqur kanë lënë pas mëritë për të shpëtuar sezonin me sigurimin e një bilete për në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm. Vetëm pasi të arrihet ky objekjtiv, duke nisur nga data 27 maj të gjithë futbollistët që duan të largohen do të jenë të lirë të nisin tratativat me klubet e tjerë.

Genoa Cfc V Fc Internazionale Serie A
Genoa Cfc V Fc Internazionale Serie A

Kjo lëvizje e drejtuesëve zikaltër është hapi parë i atij që do të jetë revolucioni i Bepe Marotës në merkaton e verës. Inter pritet të ndryshojë shumë, duke nisur nga pankina. Luçiano Spaleti nuk bën pjesë në projektin e ri. Po ashtu, Mauro Ikardi duhet të bëjë valixhet gati, ashtu si Perisiç, që edhe gjatë merkatos së dimrit kërkoi të largohej në drejtim të Arsenalit.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb