Inter dhe Valencia kanë mbyllur marrëveshjen për shkëmbimin e dy lojtarëve, mesfushorin ziklatër Geoffrey Kondogbia dhe mbrojtësin portugez të spanjollëve Joao Cancelo.

Sipas Gazzetta dello Sport, të dy lojtarët do të ndërrojnë klubet brenda 48 orëve pasi çdo gjë u zgjidh të enjten. Francezi Kondobgia nuk po gjente hapësirat e duhura dhe së fundmi braktisi edhe stërvitjen duke dhënë sinjale të qarta largimi. Klubi zikaltër duke parë dëshirën e lojtarin dhe interesimin e Valencias, kërkoi si këmbim mbrojtësin e krahut të spanjollëve, Joao Cancelo.

Të dy do të huazohen deri në fund të sezonit, me Inter që do të ketë të drejtë të shfrytëzojë opsionin e blerjes së portugezit për 30 mln euro.

Ndërsa nëse Valencia vendos të blejë përfundimisht Kondogbia, Interit do t’i kalojnë 25 mln euro.

“Gazzetta” e përshkruan portugezin si një yll, një mbrojtës anësor i kompletuar, sidomos në fazën sulmuese, me këmbë të mira, një fizik të fortë dhe teknikë të shkëlqyer.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb