Denzel Dumfries ishte protagonist me gol te Holanda, në barazimin 1-1 ndaj Hungarisë.

Mbrojtësi, përveç temës së kombëtares,  është pyetur për ecurinë e Interit në këtë sezon dhe për objektivat e zikaltërve.

“Ne jemi gati për këto sfida. Rivali kryesor për titullin? Ne jemi të fortë, por edhe Napoli, Milani, Juve. Nuk është si sezonin e kaluar, ne i respektojmë të gjithë”.

Champions League- “Unë gjithmonë dua të arrij në finishin e çdo gare. Do të arrijmë gati dhe të plotë në përballjen me Juventusin.

Derbi i Madoninës ishte gabimi ynë i vetëm në këtë fillim të sezonit, u shfaqëm pa energji. Tani që do të kthehem në Milano, dua të luaj më shumë dhe të tregoj cilësitë e mia për tifozët” – tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb