Federico Dimarco, anësori i majtë i Interit, do të duhet të qëndrojë për një kohë jashtë fushave për shkak të një problemi fizik. Lojtari pësoi një  dëmtim në ndeshjen kundër Monzas dhe nuk do të jetë në dispozicion për Champions League, në sfidën kundër Manchester Cityt.

Në mungesë të mbrojtësit anësor, trajneri Inzagh sheh  Carlos Augusto dhe Darmian si kandidatët kryesorë për ta zëvendësuar atë. Për më tepër, Dimarco është në dyshim edhe për derbin e së dielës kundër Milanit.

26-vjeçari luajti 30 ndeshje në sezonin e kaluar, ku shënoi 5 gola dhe dhuroi 6 asiste. Gjatë karrierës, ai ka luajtur për Sion dhe Empoli.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb