Interi i ri amerikan, tani që ka një bord të ri drejtues të mbështetur nga Oaktreee dhe në duart e ekspertit me shumë eksperiencë  Beppe Marotta, bëhet gati për të nisur punën për sezonin e ardhshëm.

Nerazzurri-t mund të fillojnë me një projekt ambicioz. Fondi amerikan pronar dëshiron të vazhdojë të fitojë në Itali dhe ndoshta të rrisë konkurrencën e tij në Champions League, edhe sepse vetëm në këtë mënyrë marka e “Nerazzurr-ëve” mund të shkëlqejë më shumë në botë.

 Sa i përket objektivit kryesor të fondit amerikan, ai mbetet një dhe i vetëm: rinovimi sa më parë i Simone Inzaghi-t.

Simone Inzaghi është ende për pak kohë në Milano dhe agjenti i tij historik Tullio Tinti është rikthyer gjithashtu në qytet, i cili pritet sot në zyrë për të folur për rinovimin e trajnerit. Ka gjasa që të nevojiten më shumë se një takim për të bindur teknikun zikaltër për të rinovuar.

Po punohet për një kontratë tjetër dyvjeçare me një risi, shtimin e një opsioni për të shkuar deri në vitin 2027, plus një pagë të fortë që do të rritet deri në 6.5 milionë. Askush nuk e vë në dyshim marrëveshjen për të kompletuar treshen e rinovimeve, gjithashtu të dashur për pronësinë e re. Në ato pak deklarata publike Oaktree e ka bërë të qartë se, pa bërë asgjë të çmendur në treg dhe me vëmendje të përpiktë ndaj ekuilibrit financiar, vlera e skuadrës nuk duhet të ulet: ne mbështetemi në krijimtarinë e zakonshme të çiftit Marotta-Ausilio dhe nëse mund të arrihet ndonjë investim, ai do të jetë për talentet e rinj. Shembull: më shumë lojtarë si Bisseck dhe më pak si Klaassen. Ndërkohë, pas zgjatjes së kontratës së trajnerit, që do t’i shtohen atij të Barellës  dhe Lautaro (që do të nënshkruajë sapo të kthehet në Itali). Një Inter i klasit botëror është një Inter që vazhdon të fitojë me një skuadër cilësore e ndërtuar mbi elementë të rinj.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: