Mauro Icardi vijon të jetë një shqetësim në shtëpinë ziklatër, një çështje e cila nuk u mbyll kurrë pas gjysmës së sezonit. Ish kapiteni dhe sjellja e tij pati një ndikim shumë të madh te Inter, një çështje të cilët drejtuesit e klubit kërkojnë ta mbyllim me çdo kusht përpara 30 qershorit. Drejtuesit e Inter e kanë bërë të qartë qëllimin e tyre, po ashtu si dhe trajneri Conte, Icardi është në shitje dhe mbeten në pritje të ofertave konkrete.

Icardi Euro Sport 5c680fd643322f420f14c267
Icardi Euro Sport 5c680fd643322f420f14c267

Argjentinas është nën kontratë me klubin ziklatër ndërsa ka dhe një klauzolë largimi prej 110 milion euro, kjo vetëm për ofertat nga jashtë Italisë. Në kushtet ku ndodhen palët, Inter do të ishte i kënaqur edhe me 70 milion euro, por jo më poshtë, mjafton vetëm që Icardi të largohet. Shitja e tij do të ndihmoj klubin për të qenë korrekt me rregullat e Fair Play financiar por do të ishte një lehtësim i madh edhe Antonio Conte.

Conte
Conte

Trajneri i ri i Interit dëshiron që kjo çështje të jetë mbyllur përpara se të nis grumbullimin. Atletico Madrid vijon të jetë një nga ekipet më të interesuara për shërbimet e Icardit por opsioni më i mundshëm është Juventus, ky mbetet në fuqi ideja e shkëmbimit me Dybala. Ndryshe nga Inter, Wanda Nara ka një tjetër version: “Kemi ende një vit e gjysmë kontratë, Icardi dëshiron të qëndroj të paktën dhe sezonin e ardhshëm, është shprehur sëfundmi menaxherja e tij.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: