Tekniku i Interit, Inzaghi u shfaq i pakënaqur nga arbitrimi, pas barazimit 1-1 me Milanin.

“E ndreqëm ndeshjen pas 3 shtyllave, 3 golave të anullua dhe një penalltie të bujshme të padhënë. VAR? Nuk dua të flas për këtë. Diskutimi është i gjerë dhe shkon përtej të sotmes. U rikthyem nga Bolonja, nga Superkupa, nga kjo ndeshje. Është pamundur të mos e japësh këtë penallti, është e pamundur.

Është normale që arbitri të mos e shohë përse Teo ishte duke ardhur, por ata që rrinë ulur nuk mund të mos e thërrisnin. Po bëhet i 4-ti apo e 5-ti rast kundër Interit. Tani po filloj të zemërohem”, ka deklaruar Simone Inzaghi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb