Një luftë e vërtetë ka nisur mes Interit dhe Juves në tregun e transferimeve. Në fillim ishin thjeshtë sondazhe dhe ngacmime në distancë por tashmë gjërat janë bërë serioze pas futjes së “Zonjës së Vjetër” në garë për të siguruar shërbimet e Lukakut. Interit nuk i ka pëlqyer aspak ky fakt, Lukaku ishte objektivi i tyre kryesor. Marotta ka gati menjëherë kundërpërgjigjen, ka nisur punën për të bindur Dybala të transferohet në Milano. Marotta me këtë lëvizje kërkon të prish planet e Juves për të transferuar Lukakun, pa Dybala kjo tratativë nuk mund të realizohet pasi as Juve nuk ka ndërmend të investoj 83 milion euro kesh për belgun.

Corriere
Corriere

Sipas “Corriere dello Sport”, klubi bardhezi ka gjetur akordin total me Man.United për këtë shkëmbim, Dybala-Lukaku, një shkëmbin që është llogaritur në bazën e 90 milion eurove. Paratrici ka gjetur edhe akordin total me agjentët e Lukakut, belgu në Torino do të përfitoj 9 milion euro në sezon. Pavarësisht se gjithçka duket e kopsitur mungon një Po nga ana e Dybala.

Dybala Inter
Dybala Inter

Duke qenë në dijeni të këtij fakti, Inter futet në mes duke joshur Dybalan, një lëvizje që do të hidhte në erë transferimin e Lukakut në Torino. Edhe në këtë rast, për të arritur tek Dybala, Inter do të përpiqet të përfshije në tratativë një lojtar, Mauro Icardin. Ish kapiteni ziklatër nuk do të ishte kundër këtij shkëmbimi, mes Romës dhe Napolit, Icardi do të preferonte opsionin e tretë, Juventusin. As Maurizo Sarri nuk do të ishte kundër idesë për të pasur Icardin në dispozicion, argjentinasi është një sulmues që Sarri e ka pëlqyer gjithnjë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb