Kampionatet europiane janë pushim këtë javë, pasi në fushë do të zbresin skuadrat kombëtare, që do të zhvillojnë ndeshjet e radhës në Nations League. Mes klubeve të kampionatit italian, Interi është skuadra që ka më shumë lojtarë të impenjuar me kombëtaret respektive.

Janë plot 12 lojtarë të skuadrës zikaltër që janë grumbulluar me kombëtaret e tyre në këtë periudhë. Duke nisur me Krisjtan Asllanin, që është grumbulluar me Shqipërinë për ndeshjet kundër Çekisë dhe Gjeorgjisë, e më pas Taremi (Iran), Lautaro (Argjentinë), Thuram (Francë), Arnautovic (Austri), Zielinski (Poloni), Frattesi, Dimarco, Bastoni (Itali), Calhanoglu (Turqi), De Vrij, Dumfries (Holandë) janë lojtarët e tjerë, që janë larguar nga Milano për tu bashkuar me kombëtaret respektive.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: