Inter është kthyer prepotent në Serie A këtë sezon por dështuan në mënyrë të pabesueshme në Champions, duke vërtetuar dhe një herë se janë një skuadër më shumë limite, të pafuqishëm të konkurrojnë në dy fronte. Antonio Conte në pjesën më të madhe të sezonit ka qenë i kushtëzuar edhe nga dëmtimet e shumta, në këto kushte merkato është shndërruar në domosdoshmëri.

Vidal
Vidal

Përveç emra të rëndësishëm, lojtarë ekspert si Vidal që i shërbejnë të tashmes, Inter po mendon në të njëjtën kohë edhe për të ardhmen. Duke qëndruar në këtë pikë, në listën e Bebe Marotës ka përfunduar edhe mbrojtësi kuqezi, Marash Kumbulla. 19-vjeçari i Veronas është në të njëjtën kohë objektiv edhe i disa klubeve të tjera në Serie A si Juventus apo Napoli.

Kumbulla Marash
Kumbulla Marash

Kumbulla shihet nga drejtuesit e klubit ziklatër si një profil “alla Skriniar”, një lojtarë që do të përpiqen ta afrojnë në Milano që në verën e ardhshme. Inter po mendon të bëj pazar në Verona jo vetëm me Kumbullën por dhe Rrahami është një lojtar që pëlqehet shumë, të dy janë futbollistë të rijnë dhe më perspektivë për të ardhmen.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb