Prej kohësh flitet për interesimin e Interit për Ezekiel Lavecin, por ndoshta dëshira e zikaltërve mund të bëhet realitet me mbërritjen në stol të Roberto Mançinit.

Mundësitë që transferimi të kryhet me sukses janë më të mëdha për në merkaton e verës së ardhshme se sa për dritaren dimërore. Megjithatë, nuk përjashtohet edhe një tjetër variant ai i një dhurate të presidentit Erik Tohirit që në janarin e 2015, një goditje si ajo e një viti më parë me Hernanesin.

Nga ana e tij Roberto Mançini është shprehur qartë se i duhet një sulmues krahu dhe me deklaratat e tij la të kuptohet se deri në janar do t’u përshtatet mundësive aktuale, por në merkato duhen afruar protagonistë të këtij roli. Kontrata e Lavecit me PSZH-në skadon në 2016 dhe në bazë të saj, 29-vjeçari fiton 4.5 milionë euro në sezon, ndërsa hipoteza intersiste, të paktën ajo që u hodh në treg verën e kaluar ishte për një pagë që nisej nga 3.5 milionë euro plus bonuset dhe rritej në mënyrë progresive çdo sezon.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb