Inter nuk dorëzohet por rruga për të arritur te Romelu Lukaku po bëhet shumë e vështirë. Man.United nuk është i detyruar të shes, nëse Lukaku largohet atëherë do të bëhet sipas kushteve të tyre. “Djajtë e kuq” kërkojnë 80 milion euro kesh, çdo skuadër që dëshiron shërbimet e belgut duhet të paraqitet me këtë shumë, këtë e Ausilo e kuptoi javën e shkuar ku fluturoi në Londër.


Lukaku
Lukaku

United ka dhe një kush tjetër, Lukaku largohet menjëherë, kurrsesi jo në formë huazimi apo para të paguara me këste. Marotta shpresonte që anglezët të pranonin ofertën e tij: transferim në formë huazimi për dy vite me detyrim blerje, por kjo ofertë u hodh poshtë menjëherë. Në këtë mënyrë transferimi i Lukakut po ndërlikohet shumë për të mos thënë po bëhet i pamundur, gjithsesi Antonio Conte shpreson ende.


Dzeko
Dzeko

Ajo që shqetëson trajnerin e Inter është fakti që po zhvillon fazën përgatitore pas asnjë nga sulmuesit që dëshiron pasi dhe pista Dzeko nuk është zhbllokuar ende. Si të mos mjaftojnë këto, një tjetër çështje që nuk po merr zgjidhje është ajo e Icardit.


Icardi Marotta Chiama Wanda 1
Icardi Marotta Chiama Wanda 1

Ish kapiteni nuk është bashkuar me ekipin në fazën përgatitore por ka qëndruar në Milano. Ndryshe nga sa kanë raportuar mediat këtë periudhë, ku flitet për një kalim të mundshëm te Juve apo te Napoli, sulmuesi argjentinas i ka rrëfyer disa miqësove të tij se ka vendosur të qëndroj në Milano edhe këtë vit.
(BalkanWeb)