MILANO- E dëshironte tek Man.City e dëshiron dhe tek Interi. Pasi dështoi në tentativën e parë Roberto Mancini e riprovon sërish: Në shënjestër është Robin Van Persie. Me kontratën që i skadon në qeshorë të 2016, me një konkurencë të madhe tek United dhe me një moshë prej 31 vitesh, argumentet janë bindese për të ndryshuar skuadër, shkruan “The Telegraph”. Nëse Van Persie do largohej nga ishulli Man.United do të kursente 250 mijë sterlina në javë, një tjetër e dhënë e cila e shtyn klubin të pranojë ofertat në drejtim të tij. Tre gola në sezon, dhe një gjendje fizike jo e kënaqshme kanë bërë që edhe Van Gaal të jetë dyshues për të ardhmën e “tulipanit”. Argumentat për një largim të mundshëm ekzistojnë, ndërsa “The Telegraph” shkon më tej duke aluduar se Mancini i ka kërkuar presidentit Thohir të negociojë për të transferuar Van Persie në Milano.
(e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: