Inter rrëmbeu kreun e Serie A një javë më parë por ky detaj nuk do të thotë asgjë për drejtuesit e klubit ziklatër, është ende herët për të folur për titull. Nga Marotta te Conte, të gjithë qëndrojnë me këmbë në tokë. Drejtori i deleguar i Inter, ndalët pikërisht tek rivaliteti me “Zonjën e Vjetër”: “Jemi ende në javën e 14-të, të fitojmë që këtë vit do të jetë e vështirë. Juve ka një dopjo skuadër shumë të fortë, mendoj se edhe këtë vit do fitojnë”, u shpreh Marotta duke folur më pas për rolin e Antonio Contes:

Marotta
Marotta

“Në çdo rast nuk e prisnim që ndikimi i tij të ishte kaq i shpejtë. Dua të them se gjithçka ka të bëj me kulturën e punës”, u shpreh drejtori i deleguar i Interit. Në shtëpinë ziklatër prej kohës flitet për të ardhmen e Lautaro Martinez, një nga sulmuesit e momentit në Europë, por Conte nuk dëshiron që të ndalet tek individët:

Conte
Conte

“Kur flitet shumë për individët nuk më pëlqen, duhet që gjithë vëmendja të jetë tek skuadra. Martinez është një futbollist i ri i cili po rritet, do të më pëlqente të flisnin për grupin pasi është mungesë respekti për ta”, u shpreh Conte duke larguar vëmendjen nga talenti argjentinas.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: