Ngacmimet vazhdojnë pas Derby D’Italia, të fituar dje nga Interi 1-0 kundër një Juventusi që vizitoi shumë pak portën e mbrojtur nga Yann Sommer. Ironia e ish-lojtarit të zikaltërve, Marco Materazzi në Instagram, ka bërë bujë në rrjetet sociale. “75,491 spektatorë + Sommer”, – shkruajti Materazzi.
Këto fjalë shkojnë përshtat me ato të Simone Inzaghit, trajnerit të skuadrës nga Milano. “Sommer ishte gjithmonë i kujdesshëm, por pushonte ndonjëherë” – tha mbrëmë Inzaghi. Interi kryeson kampionatin me katër pikë më shumë se Juventusi, për me tepër ka edhe një ndeshje më shumë në dispozicion.
(J.S/BalkanWeb)