Ivan Rakitic është një emër që qarkullon prej kohësh në shtëpinë zikaltër. Në fillim dukej thjeshtë si një sondazh por “La Gazzetta dello Sport”, zbulon se Giuseppe Marotta dhe Piero Ausilio kanë udhëtuar në Spanjë ku janë takuar me drejtuesit e Barcelonës, jo thjeshtë një takim kortezie por kanë trokitur me një ofertë konkrete: 35 milion euro për të siguruar shërbimet e Ivan Rakitic.

I.rakitic
I.rakitic

Përballë refuzimit të vazhdueshëm te Realit për Luka Modric, Inter ka ndryshuar destinacion duke udhëtuar këtë herë në Barcelonë, ndryshon vetëm emri, pasi roli dhe origjina mbetet e njëjtë. Rakitic ka një kontratë me Barcelonën deri në vitin 2021 dhe është e logjikshme që të mendojë për të ndryshuar ambient duke parë që katalunjasit kanë marrë një mesfushorë si Frenkie de Jong dhe pritet të mbyllën marrëveshjen edhe me Rabiot.

Ivan
Ivan

Pavarësisht klauzolës së Rakitic, 125 milion, palët mund të arrijnë një kompromis, këtë e konfirmoi edhe pak ditë më parë e përditshmja spanjolle Sport e cila shkruante se për të marrë Rakitic mjaftojnë edhe 65 milion euro. Duke lënë me një anën vlerën e kartonin, Inter duhet të mendojë edhe për pagën personale, pasi Rakitiv tek Barcelona përfiton 5,5 milion euro në sezon, Inter ofron 6 dhe një kontratë 4-vjeçare.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb