Ancelotti kishte premtuar se Hysaj ishte pjesë e planeve të tij por sfida kundër Lazios vërtetoi krejtësisht të kundërtën, Hysaj qëndroi në stol duke bërë që mediat italiane të flasin sërish për një largim të mundshëm të mbrojtësit të Kombëtares Shqiptare.

“Inter mësyn mbi Hysajn”, ky është lajmi i fundit i bërë publik nga e përditshmja torinze “TuttoSport”: 17,5 milion euro i duhen Interit për të blerë kartonin e Sime Vrsaljko në fund të sezonit por kroati nuk është se ka bindur në këtë huazim, ku pjesën më të madhe të kohës e ka kaluar në bokse.

50644839 592380614519219 3166065434650738688 N

Nëse Inter heq dorë nga anësori kroat atëherë Hysaj do të kthehet në prioritet në një kohë kur tek Napoli nuk është më titulluar shkruan “TuttoSport”. Profili i Hysaj ngacmon Inter. Me Ancelottin në bankinë, Hysaj është kthyer në rezervë të mirëfilltë por shqiptari nuk dëshiron të largohet nga Italia dhe në skenë shfaqet Inter që më sa duket po interesohet konkretisht për situatën e tij.

Hysaj ka një klauzolë largimi prej 50 milion euro por vështirë të mendosh që De Laurentis do të insistojë për këtë shumë në një kohë kur lojtari nuk bën më pjesë në planet e trajnerit. Në këtë pikë e mbyll shkrimin “TuttoSport”, Napolit dhe Interit mund të nis një tratativë për të veshur zikaltër Elseid Hysaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb