Pas fitores së pastër 3-0 ndaj Monacos, mesfushori i Interit, Henrikh Mkhitaryan, ka folur në mikrofonat e kanaleve zyrtare të klubit, duke analizuar ecurinë në Champions.

“Që në ndeshjen e parë ne besuam.

E dinim se nuk do të ishte e lehtë, sepse ne duhej të luanim kundër skuadrave shumë të forta.

“Që në minutën e parë ne dolëm në fushë për të fituar, edhe pse e dinim që një barazim na mjaftonte, luajtëm për të fituar dhe në fund fituam duke dominuar”.

“Tani nuk e dimë as me kë do të luajmë. Do ta mendojmë kur të vijë koha, tani kemi vetëm derbin e së dielës në kokë”.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb