Inter u tregua i duruar në sezonin e parë, ndërsa tani po shpërblehet nga Lautaro Martinez i kthyer në një lojtar fiks në skemat e Antonio Conte. Sulmuesi argjentinas kaloi periudhën e përshtatjes në Serie A, teksa me grintën dhe golat e tij po ndihmon zikaltërit në garën për titullin kampion. Por paraqitjet e Martinez kanë tërhequr vëmendjen e Barcelonës, që e ka vendosur atë në krye të listës së blerjeve për sezonin e ardhshëm.

070854890 02b834ab 9e6d 44e4 9f72 Ff3d99bdd601
070854890 02b834ab 9e6d 44e4 9f72 Ff3d99bdd601

Lajmi bëhet i ditur nga “El Mundo Deportivo”, e përditëshmja katalunjase gjithmonë e mirë informuar me punët në klubin “blaugrana”. Duke qëndruar në atë që raporton gazeta që në faqen e parë të numrit të së premtes, Barcelona ka piketuar sulmuesin si pasardhësin e denjë të Luis Suarez.

Maxresdefault
Maxresdefault

Duke nisur nga merkato e janarit, kampionët e La Liga do të nisin tratativat, teksa janë të avantazhuar edhe nga interesimi i klubit zikaltër për Arturo Vidal dhe Ivan Rakitic.

1563007152 475869 Noticia Normal
1563007152 475869 Noticia Normal

Inter kërkon të forcojë skuadrën me një prej këtyre dy mesfushorëve në tregun e transferimeve që hapet në janar dhe Barcelona ka ndërmend të vendosë në tavolinën e bisedimeve edhe emrin e Lautaro Martinez. Sulmuesi I është sugjeruar klubit katalunjas nga Leo Messi, i cili i njeh shumë mirë kualitetet e patriotit dhe shokut të tij në kombëtaren e Argjentinës.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb