Interi ka bërë një tjetër hap fals pas humbjes në ndeshjen e parë me Sasuolon, kësaj radhe në “San Siro” duke lënë dy pikë kundër Torinos.


Shtatë minuta nga fillimi i ndeshjes, kapiteni Mauro Icardi e gjeti Ivan Perisicin, me kroatin që goditi fuqishëm duke e tundur portën e Sirigut.


Një pjesë e parë e dominuar plotësisht nga vendasit, u mbyll me rezultat 2-0 në favor të Interit, falë golit me kokë të Stefan De Vrij, i cili ishte goli  i pari për të në klubin e ri që prej transferimit nga Lazio në verë.


Torino ndryshoi tërësisht në pjesën e dytë dhe arriti të shënojë fillimisht me Belottin dhe më pas me Meite, duke rikthyer baraspeshën dhe duke marrë një pikë me shumë vlerë. Një tjetër mbrëmje për t’u harruar për Spaletin dhe të futbollistët e tij.

Ekipi i Fiorentinës fitoi, me shifrat e thella 6-1.

Xhenoa, në ndeshjen e parë në Seria A, ia doli të fitojë përballë Empolit ndërkohë që Sasuolo, barazoi, 2-2 me Kaljarin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: