Interi mund të cilësohet si skuadra e blerjeve më të mira me kosto 0. Që nga ardhja e Martottës në klubin zikaltër, merkatoja e Interit kryesisht ka qenë e fokusuar në afrimet e futbollistëve me kosto 0, pra të futbollistëve që u ka përfunduar kontrata me klubet e tyre. Sigurisht një taktikë e tillë ndiqet edhe nga shumica e klubeve të tjera, kryesisht në Itali, ku shkaku kryesor është vështirësia ekonomike e këtyre klubeve.

Por ajo ç’ka e bënë klubin kampion të Italisë të veçantë është fakti i afrimit të lojtarëve cilësorë, që kanë bërë diferencën te skuadra zikaltër dhe që për kohën kanë patur vlerë të konsiderueshme në treg. Zielinski dhe Taremi janë vetëm dy futbollistët e fundit, që i shtohen listës së madhe të lojtarëve. Kjo listë kryesohet nga De Vrij, me mbrojtësin holandez që erdhi tek Inter me kosto 0, por në treg vlera e tij për kohën ishte afro 40 milionë euro.

Më pas vijnë Çalhanoglu (35 mln) dhe Thuram (32), ndërkohë që në vendin e 4 është polaku Zielinsku, i sapoardhur nga klubi i Napolit në këtë sesion merkatoje, i cili sipas Transfertmarket aktualisht ka një vlerë afro 22 milionë euro. Emra të tjerë të rëndësishëm pjesë e kësaj liste janë: Godin, Figo, Crespo, Onana, Vidiç, Mkhitaryan etj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: